Aktualitet

“Rama nuk i ka rënë telefonit tim për të ndërhyrë në ndonjë çështje”/ Gledis Nano: U largova në kohën e aksidentit të Himarës dhe zhdukjes së Ervis Martinajt

Nano tha se koha e largimit të tij përkon me 2 ngjarje, ku një prej tyre i ka mbetur akoma në kujtesë, aksidenti i Himarës në Potam, ku një punonjës policie drejtues i një mjeti lundrues goditi për vdekje një të mitur.

2 Mars 2026, 22:23 Nga I.A
“Rama nuk i ka rënë telefonit tim për të
Gledis Nano

TIRANË- Ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka deklaruar se gjatë kohës që ai ka qenë në këtë detyrë, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndërhyrë për asnjë problem të ligjshëm apo të paligjshëm. I ftuar gjatë emisionit “Studio 24” në News 24, Nano tha se koha e largimit të tij përkon me 2 ngjarje, ku një prej tyre i ka mbetur akoma në kujtesë, aksidenti i Himarës në Potam, ku një punonjës policie drejtues i një mjeti lundrues goditi për vdekje një të mitur.

Po ashtu, në këtë periudhë ka ndodhur dhe rrëmbimi apo zhdukja e një prej eksponentëve të botës së krimit, Ervis Martinaj.

“Nuk më vjen mirë kur dëgjoj kritika për policinë se jam rritur. Unë jam i mendimit se nëse politika do, policia bëhet. Qeveria duhet t’i garantojë jo vetëm pagën por dhe qëndrueshmërinë, vazhdimësinë, që ai nuk do të shitet nesër, për ti garantuar karrierën dhe ecurinë për shkak të aftësisë që ka secili. Nuk mund ti fusim të gjithë me një vend. Ka patur raste madje dhe i është bërë jehonë në media sikur cfarë ndodhi. Ka patur raste që një punonjës shoqëronte një eksponent krimi dhe vetë policia e identifikoi dhe mori masa.

Nëse ne vetëm flasim dhe situata nuk ndryshon. Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe cuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie. Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë,“ tha Nano./Dosja.al

gledis nano

Sondazh

Poll