2 Mars 2026, 22:39
Nga I.A
Gledis Nano
TIRANË- Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tregoi se nëse nuk do të ishte shkarkuar nga detyra, do t’i kishte mbaruar mandati në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “Studio 24” në News 24, Nano tha se do të dëshironte të ishte në detyrë pasi kishte dëshirë të jepte nga eksperienca e tij, shembullin e frymën për të cilën ka nevojë policia.
Nano i ka cilësuar lëvizjet e shpeshta në Kupolën e Lartë të Shtetit, veprime që dëmtojnë jo vetëm policinë por frenojnë dhe të rinjtë që ti atashohen strukturës.
“Mua mandati më mbaron në shtator, unë u emërova në 2021 dhe për 5 vjet mbaron tani në 2026. Si rregull si ju dhe unë do të doja të mbaroja mandatin, sepse doja të jepja nga eksperienca ime, shembullin e frymën. Gjyqi është fituar në 2 shkallë për shkarkim të padrejtë.
Procedura e shkarkimit të drejtorit të policisë kërkon një propozim nga ministri i Brendshëm pra kërkon një relacion. Lirimi nga detyra është dorëheqje, ndërsa vendimi im ishte shkarkim. Arsyeja pse largohen drejtuesit e lartë të policisë mund të ketë shumë shkaqe. Largimi kaq shpesh nuk i shërben strukturës së policisë dhe aq më tepër prurjeve të reja dhe kur shihet ky destabilitet cfarë mesazhi i jep të rinjve. Kjo shihet dhe në numrin e punonjësve të larguar nga policia e shtetit për të punuar në shërbim privat,“ tha Nano./Dosja.al
gledis nano
Aktualitet
2 Mars 2026, 22:23
I.A
Gledis Nano
TIRANË- Ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka deklaruar se gjatë kohës që...
Aktualitet
2 Mars 2026, 21:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lirimi nga detyra i Ilir Prodës është botuar në Fletoren Zyrtare. Ai është shkarkuar ng...
Aktualitet
2 Mars 2026, 21:30
E.d
Egli Pashollari
TROPOJA- Policia ka arrestuar minutat e fundi Gazment Buçpapan. Ai është autori i vrasjes së Egli Pas...
Aktualitet
2 Mars 2026, 21:01
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- “Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, ja...
Aktualitet
2 Mars 2026, 20:56
I.A
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi të hënën se qindra shtetas të Kosovës ...
Aktualitet
2 Mars 2026, 19:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka reaguar pas gjetjes së një çante të dyshimtë pranë 15 katshit. Në njoftimin e t...
Aktualitet
2 Mars 2026, 19:17
I.A
Policia
TIRANË- Një çantë e dyshimtë është gjetur ditën e sotme në zonën e 15 katshit në Tiran&eum...
Aktualitet
2 Mars 2026, 18:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me raportimeve mediatike mbi rastin e procedurës së njohjes d...
Aktualitet
2 Mars 2026, 17:52
Foto ilustruse
BERAT- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçari në Kuçovë. Ai ua rrestua nga forcat blu...
Aktualitet
2 Mars 2026, 17:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vietnameze në Tiranë. Ata a arrestuan nga policia, pasi ushtronin&nbs...