Bota

10 viktima dhe mbi 1,000 të infektuar, lista e 29 shteteve në botë ku është përhapur Koronavirusi kinez

20 Shkurt 2020, 09:41 Nga DOSJA
10 viktima dhe mbi 1,000 të infektuar, lista e 29 shteteve në

KINË– Koronavirusi vdekjeprurës që shpërtheu në Whan që prej dhjetorit të 2019, ka shkaktuar deri më tani infektimin e mbi 1000 njerëzve jashtë territorit të Kinës, ndërsa janë shënuar 10 viktima në total në këto shtete.

Ndërkohë sipas mediave të huaja 29 shtetet nëpër botë ku janë shënuar viktimat dhe 1000 rastet e njerëzve të infektuar janë si në listën më poshtë:

Australia: 15 raste

Belgjikë: 1 rast

Kamboxhi: 1 rast

Kanada: 8 raste

Egjipt: 1 rast

Finlanda” 1 rast)

Francë:12 raste, 1 vdekje

Gjermani: 16 raste

Hong Kong: 63 raste, 2 vdekje

India: 3 raste

Irani: 2 raste, 2 vdekje

Itali: 3 raste

Japoni: 692 raste, përfshirë 624 të lidhura me anije lundrimi, 3 vdekje

Makao: 10 raste

Malajzia: 22 raste

Nepal: 1 rast

Filipine: 3 raste, 1 vdekje

Rusia: 2 raste

Singapori: 84 raste

Koreja e Jugut: 82 raste

Spanjë : 2 raste

Sri Lanka: 1 rast

Suedi: 1 rast

Tajvan: 23 raste, 1 rast

Tajlandë: 35 raste

Emiratet e Bashkuara Arabe: 9 raste

Mbretëria e Bashkuar: 9 raste

Shtetet e Bashkuara: 15 raste

Vietnami: 16 raste

Koronavirusi ka shënuar  2,128 viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 75,500 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar  jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi:  CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2128 viktima ne kine 29 shtetet ku eshte perhapur virusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 2128 viktima ne kine 29 shtetet ku eshte perhapur virusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll