Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet autori i ngjarjes në Tropojë

Mbi të rënojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

2 Mars 2026, 21:30 Nga E.d
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet autori i ngjarjes në
 Egli Pashollari

TROPOJA- Policia ka arrestuar minutat e fundi Gazment Buçpapan. Ai është autori i vrasjes së Egli Pashollarit, konfllik i cili ndodhi pakmkohë më parë në Tiranë, ku i riu Egli Pashollarit u godit me thikë dhe humbi jetën. 

Gazment Buçpapa është arrestuar në Tropojë. Ai fshihej në një banesë. Mbi të rënojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina, është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapa dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Pashollari gjithashtu është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit. Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

egli pashollari tropojë gazment buçpapa

Sondazh

Poll