Bota

Masakra e Gjilanit/ Pasi vrau prindërit dhe vëllezërit 45-vjeçarja qëndroi 4 orë mes viktimave, një ditë më parë i dha

20 Shkurt 2020, 08:47 Nga DOSJA
Masakra e Gjilanit/ Pasi vrau prindërit dhe vëllezërit

Kosovë- Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Gjilanit, ku Valdete Bllaca,  ish-efektive policie, akuzohet se vrau me armë zjarri dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.  Mediet vendase shkruajnë se Valdete Bllaca pasi vrau 4 pjesëtarët e familjes, qëndroi edhe 3-4 orë mes viktimave. Në këto momente i shkoi në banesë tezja e saj, por 45-vjeçarja i tha asaj se asnjë nga pjesëtarët nuk ndodhej në të dhe se ajo personalisht kishte punë. Fill pas kësaj, tezja u largua por pak çaste më vonë u dëgjuan të shtënat e armës, ku dyshohet se 45-vjeçarja vrau veten.

Po kështu sipas mediave vendase, një ditë përpara ngjarjes tragjike, Valdetja pyeti tezen se sa kushtonte një varrim.  Ajo i dorëzoi asaj 12,000 euro pa i shpjeguar se ku i kishte marrë paratë dhe përse duheshin. Dyshohet se 45-vjeçarja e kishte paramenduar krimin.

Kosova u trondit dy ditë më parë nga një masakër brenda familjes. Ngjarja ndodhi në mesditë,  në lagjen Bujanina në Gjilan. Autorja e krimit, Bllaca kishte qenë pjesë e Stacionit policor të Gjilanit për 18 vite por ishte pezulluar për shkak të problemeve psiqike që kishte pasur. Muaj më vonë, ajo ishte rikthyer në detyrë si pjesë e stafit civil, gjë që nuk e lejon të mbajë armë, por kishte ruajtur atë të mëparshmen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masakra e gjilanit valdete bllaca masakra e gjilanit valdete bllaca

Sondazh

Poll