Bota

Sëmundja misterioze që u mori jetën 14 personave dhe ka prekur mbi 200 të tjerë në Pakistan, dyshohet se shkak është gaz

20 Shkurt 2020, 08:17 Nga DOSJA
Sëmundja misterioze që u mori jetën 14 personave dhe ka prekur

PAKISTAN– Pakistani po përballet me një situatë të befasishme, ku nga e hëna kanë vdekur 14 njerëz ndërsa rreth 200 të tjerë janë të sëmurë në spital. Shkak për këto shifra të papritura të vikitmave dhe të të prekurve ka ardhur si shkak i një sëmundjeje që ende nuk është zbuluar.

Sipas mediave të huaja është mësuar se mjekët  kanë sqaruar se sëmundja misterioze u ka prekur mushkëritë njerëzve, duke ju marrë në një kohë të shkurtër edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Karaçi të Pakistanit dhe sipas dyshimeve të para mendohet se mund të ketë lindur nga pluhuri i sojës.

Kjo gjendje e pazakontë ka ngjallur mjaft tension dhe trazira në vend, duke shtyrë njerëzit që të largohen nga vendi i tyre.

Sipas mediave të  huaja është mësuar se problemet e para me shëndetin nisën që  mbrëmjen e së dielës, ku ata banorë që jetonin pranë portit të Karaçit, kuptuan që kishin probleme me frymëmarrjen, shtrëngim në gjoks dhe ndjesinë e diegies në sy.

Kjo sëmundje ku si fillim u mendua se është shkaktuar rrjedhja e gazit, por ndërkohë nuk ka një deklaratë të saktë se nga çfarë shkaktohet kjo sëmundje.

Burimi: dawn 

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 14 viktima pakistan 14 viktima pakistan

Sondazh

Poll