2 Mars 2026, 13:56
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot do të depozitohet në Kuvend raporti i anëtarëve të opozitë në Këshillin e Mandateve për dhënien e autorizimit ndaj Belinda Balluku, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK. Përmes një deklarate, Bardhi bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PD-së është pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes.
NJOFTIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.
Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish Zëvendëskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro.
Sipas prokurorisë ajo i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Po sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët, përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj.
Mirëpo, Edi Rama ka vendosur të mbrojë Belinda Ballukun, të pengojë drejtësinë dhe të mbrojë korrupsionin e saj. Arsye e thjeshtë: Është vetë i përfshirë. Është peng i Belinda Ballukut, sepse është ai autori i ngritjes së sistemit korruptiv, që po vret ekonominë, tregun e lirë, që po varfëron shqiptarët dhe po i detyron të largohen nga Shqipëria.
Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
2 Mars 2026, 12:45
Aulon Kalaja
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Aulon Kalaja, në lidhje me faljen e gjobave nga qeveria vet&e...
Politike
2 Mars 2026, 11:38
E. D
Rexhë Byberi
TROPOJË- Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi ka deklaruar në seancën paraprake në GJKKO, se ...
Politike
2 Mars 2026, 11:00
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me një qytetar nga fshati Tragjas i Vlorës. Telefonatë kjo e cila...
Politike
2 Mars 2026, 11:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, fillimi i sulmeve ndaj vilës së Enver Hoxhës ka a...
Politike
2 Mars 2026, 10:54
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu keqardhje për dy të huajat që u ndodhën në vil&eum...
Politike
2 Mars 2026, 10:51
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha e cilësoi Kreun e Policisë, Sokol Bizhgën si një armiki egër i ligjit, i cil...
Politike
2 Mars 2026, 10:47
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se brenda ndërtesës së SPAK ka parë gjyqtaren Irena Gjoka dhe Altin...
Politike
2 Mars 2026, 10:42
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Troplinit dhe Gjokës duke i quajtur manipulator t&eum...
Politike
2 Mars 2026, 10:27
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se në shtetin e Irenës me 5 mbiemra, referuar Gjyqtares Irena Gjoka, k...
Politike
2 Mars 2026, 10:22
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi sot mesazhin që i la ish-kreut të SPAK, Altin Dumanit. Në nj&...