Politike

Falja e gjobave nga qeveria 2 ditë para zgjedhjeve/ GJL rrëzon rekursin e kandidatit për deputet në 11 maj, Kalaja: Do të ndjekim hapa të tjerë ligjorë

Kalaja bën me dije se kallëzimi i tij është rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

2 Mars 2026, 12:45 Nga DOSJA
Falja e gjobave nga qeveria 2 ditë para zgjedhjeve/ GJL rrëzon
Aulon Kalaja

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Aulon Kalaja, në lidhje me faljen e gjobave nga qeveria vetëm 2 ditë para zgjedhjeve. Pas rrëzimit të rekursit, Kalaja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se qeveria ka shkelur ligjin duke ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjithashtu Kalaja bën me dije se kallëzimi i tij është rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Fillimisht, çështja u paraqit në SPAK, ku u vendos mosfillimi i procedimit dhe më pas, ai iu drejtua GjKKO të Shkallës së Parë dhe më tej Gjykata e Posaçme e Apelit, por në të dyja rastet kërkesa e tij u rrëzua. Ndër të tjera, Kalaja ka njoftouar se ai do bëjë detyrën e tij qytetare, duke e çuar çështjen në gjykatën e radhë’.

Postimi i plotë:

Miqtë e mi, dua të ndaj me ju lajmin se:

Gjykata e Lartë e Republikës, ka vendosur “mospranim” e kallzimit tim për Këshillin e Ministrave, në lidhje me faljen e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Qeveria ka shkelur ligjin duke ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve dhe këtë nuk e them unë, por ligji që përcakton se qeveria nuk mund të bëjë këto politika 3 muaj para zgjedhjeve dhe deri në formimin e qeverisë së re.

Këtë kallzim e kam çuar në SPAK dhe më kanë rrëzuar, në GjKKO e Shkallës së Parë dhe më kanë rrëzuar, në GjKKO e Apelit dhe më kanë rrëzuar, në Gjykatën e Lartë dhe kanë rrëzuar.

Kjo tregon shumë për drejtësinë në Shqipëri, që nuk ka fuqi të godasë qeverinë Rama Gjithsesi unë do bëj detyrën time qytetare, duke e çuar çështjen në gjykatën e radhës./Dosja.al

aulon kalaja

Sondazh

Poll