Politike

I akuzuar për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës në GJKKO: Në 35 vite punë, s’kam marrë asnjë vërejte

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bashkia e Tropojës, si institucioni që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve.

2 Mars 2026, 11:38 Nga E. D
I akuzuar për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës në
Rexhë Byberi

TROPOJË- Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi ka deklaruar në seancën paraprake në GJKKO, se nuk është i dënuar me parë dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje në 35 vite punë. Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyrë.

Gjithashtu nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bashkia e Tropojës, si institucioni që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve. Hetimet kanë zbuluar se Byberi, në bashkëpunim me nënkryetarin Kërrnaja, kanë lejuar hapjen e rrugëve të reja në kundërshtim me ligjin.

Byberi i cili ndodhet nën masën "arrest në shtëpi" dhe zëvendësi i tij Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre me dëm financiar mbi 277 milion lekë, ku për ndërtimin e dy rrugëve, SPAK thotë se rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit.

Sipas hetimeve, ata nuk kanë zbatuar procedurat e kërkuara nga ligji, që parashikojnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje pranë bashkisë, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet përkatëse të mjedisit për të vlerësuar ndikimin e këtyre punimeve./Dosja.al

rexhë byberi gjkko

Sondazh

Poll