Politike

Rama takohet sot me Begajn, pritet të dorëzohen ndryshimet në qeveri

Sipas ligjit, Begaj ka shtatë ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas kalojnë në parlament për miratim.

2 Mars 2026, 10:17 Nga D.S
Rama takohet sot me Begajn, pritet të dorëzohen ndryshimet në
Edi Rama dhe Bajram Begaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 me Bajram Begajn për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri. Mësohet se, takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Sipas ligjit, Begaj Bka shtatë ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas kalojnë në parlament për miratim. Lëvizje këto që u njoftuan pas mbledhjes së Kreu të Qeverisë me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndryshimet në Qeveri:

Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

edi rama ndryshimet ne kabinetin e qeverise bajram begaj

Sondazh

Poll