Aktualitet

Nuk kishte dokumentacionin përkatës, bllokohet 1 ton mjaltë në Kapshticë

Ajo kishte ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë.

1 Mars 2026, 09:28 Nga E.d
Nuk kishte dokumentacionin përkatës, bllokohet 1 ton mjaltë
Foto ilustruse

KORÇË- Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë. Kjo pasi ai nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Sasia është bllokuar në magazinën doganore. Ajo kishte ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë. Në lidhje me këtë, autoritetet përkatëse do të kryejnë analizat dhe proceduart e nevojshme ligjore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë si prioritet sigurinë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”-thuhet në njoftim./Dosja.al

1 ton mjaltë kapshticë dokumentacion

Sondazh

Poll