Politike

“Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama 

Kujtojmë që kjo është protesta e pestë kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

1 Mars 2026, 12:45 Nga E.d
“Shqipëria Bëhet” nis protestën para
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Dhjetra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur para godinës qeveritare, për të protestuar kundër qeverisë. Me anë të kësaj proteste, ata kërkojnë largimin e qeverisë nga pushteti, si dhe dorëheqjen e kryeministri Rama. 

Kujtojmë që kjo është protesta e pestë kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Për më shumë se  dy muaj, aktivistë  e kësaj lëvizje, kanë protestuar pa ndalim para Kryeministrisë./Dosja.al

kryeministri edi rama “shqipëria bëhet”

Sondazh

Poll