Politike

Bllokimi i aksve rrugore, Rama: ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence

Gjatë podcast-it të tij “ Flasim” Rama u shpreh se, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor,  sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar. 

1 Mars 2026, 09:58 Nga E.d
Bllokimi i aksve rrugore, Rama: ARRSH ka ndërhyrë
Foto ilustruse

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, në lidhje me bllokimin e akseve rrugore. Gjatë podcast-it të tij “ Flasim” Rama u shpreh se, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor,  sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar. 

Ai tha se ekipet kanë ndërhyrë për të siguruar rrugët alternative dhe për  përshpejtuar punimet për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit.

Edi Rama: Policia e Shtetit ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar prani 24 orë në të gjitha ditët që kur ka ndodhur bllokimi, për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugëve alternative, nuk është ndalur asnjë minutë, po ashtu dhe puna për të stabilizuar gjeoteknikisht terrenin. Paralelisht, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor që nuk është i mjaftueshëm sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar që t’i japi fund një herë e mirë problemit që është shfaqur aty dhe që ta bëjë këtë në mënyrë të qëndrueshme dhe prandaj, paralelisht me menaxhimin e situatës aktuale po përshpejtohet zhvillimi i kësaj infrastrukture të re strategjike.

Edhe një herë, është shembulli tipik, më i freskët i diferencës midis realitetit dhe të vërtetat e një Shqipërie që ngjitet dhe dëshpërimit të atyre që përfaqësojnë Shqipërinë, që ne gjetëm në humnerë dhe që nga humnera ku ndodhen, duan ta tërheqin këtë vend poshtë, po nuk kanë për t’ia dalë sepse kjo Shqipëri nuk ndalet./Dosja.al

edi rama podcast arrsh

Sondazh

Poll