28 Shkurt 2026, 22:07
Nga I.A

TIRANË- Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike, duke deklaruar se në momentin e zjarrit 12 artistë kanë qenë në këtë godinë. Në një postim në Facebook, Gonxhja e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm, duke theksuar se shumica e artistëve ishin të huaj.
Sipas tij, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke informuar dhe qetësuar familjarët e tyre.
Postimi i Plotë:
Është absolutisht revoltuese të shohësh se si verbëria politike e një opozite të dëshpëruar nuk ndalet para asgjëje, duke lëshuar masivë molotovi mbi një godinë ku brenda ka artistë, njerëz, jetë dhe krijimtari! Të sulmosh me egërsi një qendër ndërkombëtare arti si ArtExplora, një nga fondacionet më prestigjioze në botë për mbështetjen e talentit dhe rezidencave artistike, është një akt terrorizmi që tenton të na kthejë pas në epokat më të errëta të hirit dhe shkatërrimit.
Sot, në ato mure nuk ka më izolim ideologjik, por studio ku artistë elitarë nga e gjithë bota kanë zgjedhur të jetojnë e të krijojnë. Kjo vilë, e shndërruar në një tempull të mendimit të lirë, është dëshmia e triumfit tonë mbi diktaturën dhe dhuna e sotme është një sulm ndaj qytetërimit tonë që mbi kujtesën ngre ndërgjegjen. 12 artistë, shumica të huaj, e mes tyre edhe të rinj që vijnë nga vende me fronte lufte dhe që kanë përjetuar trauma, pikërisht sepse programi ka edhe natyrë sociale e solidare, ndodheshin sot aty, për fat pa pasoja, ndërsa po informojme e qetësojmë familjet. Një komunitet artistik që jeton e punon në atë objekt për të materializuar lirinë u terrorizua sot nga antiliria!
Ky nuk është opozitarizëm, ky është një agresion i hapur dhe i shëmtuar ndaj imazhit të ri të Shqipërisë dhe miqve tanë ndërkombëtarë! Ky akt i pabesë vandalizmi tregon fytyrën e vërtetë të një opozite që ushqehet vetëm me rrënim! Ata duan ta shohin Shqipërinë të mbuluar nga tymi dhe balta, sepse nuk e durojnë dot ringritjen tonë, nuk e durojnë dot suksesin e një vendi që po bëhet pikë referimi për kulturën dhe turizmin!
Ju mund të hidhni molotov, por nuk mund ta digjni dot frymën e lirisë. Vila31 x ArtExplora dhe artistët tanë në rezidencë nuk do të mposhten nga frika dhe ky shtet nuk do të lejojë që prapambetja dhe dhuna politike të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë! Do ndjekim me vëmendje nëse edhe këtë herë prokuroria do falë, si pa zarar, një krim ndaj jetës!
blendi gonxhe protesta e opozites
Politike
28 Shkurt 2026, 22:00
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aktin e policisë me topat e ujit drejtuar atij. Në deklara...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:54
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se agjentë të infiltruar të policisë kriminale ma...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:49
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se 28 shkurti do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryen...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:43
D.S
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se protestuesit dhe qytetarët e lirë i thanë shqiptarëve se në...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:23
E. D
Pamjet
TIRANË- Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës. Një perso...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:21
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Presioni i ujit nga forcat policore kanë rrëzuar në tokë një protesues të tubimit të org...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:17
D.S
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se, protesta e sotme ishte një kryengritje paqësore dhe nuk...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:16
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Efektivët e policisë nuk e kanë kursyer ujin dhe gazin lotsjellës me shumicë ndaj protestuesve. N&...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:10
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministr...
Politike
28 Shkurt 2026, 21:08
I.A
TIRANË- Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedh...