Raporti i BBERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, ekon...
Sipas tij, gjykatësit që i lirojnë nga burgu janë bashkëpërgjegjës për këto veprime.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të protestuesve ndaj rezidencës së artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se një grushti të verbërish të paguar duan të njollosin dhe frikësojnë qytetin.
Sipas tij, gjykatësit që i lirojnë nga burgu janë bashkëpërgjegjës për këto veprime. Ai tha se në seline e PD-së nuk flitet për ide e programe, por bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale. Lideri i qeverisë, e cilësoj si turp nxjerrejn e tyre jashtë qelisë.
Reagimi i Edi Rames
Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme.
Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush!
Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale! Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës të Shqipërisë dhe turp për qeverisjen e gjyqësorit që rri e vështron sikur Shqipëria nuk është edhe atdheu i saj!/Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, ekon...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se mbi 36 mijë persona përfitojnë nga rritja e pagav...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa eme...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka folur për shembjen e aksin rrugor Librazhd – Përrenjas. Gjatë podcast-it t&...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, do t...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndyshimet të cilat bëri disa ditë m&eum...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të Iranit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes një...
Pamje nga Protesta TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar sërish lidhur me protestën kombëtare të opozit&eu...
TIRANË- Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aktin e policisë me topat e ujit drejtuar atij. Në deklara...