Politike

"Ku ka topa që më lëkundin mua"/ Berisha: Rama i drejtoi topat e ujit drejt meje, por i them se je i pashpresë o langaraq

Në deklaratën përmbyllëse të protestës, kryedemokrati u shpreh se 'nuk ka topa që e lëkundin'

28 Shkurt 2026, 22:00 Nga D.S
"Ku ka topa që më lëkundin mua"/ Berisha: Rama i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aktin e policisë me topat e ujit drejtuar atij. Në deklaratën përmbyllëse të protestës, kryedemokrati u shpreh se 'nuk ka topa që e lëkundin'. 

Berisha deklaroi se sot u korr një tjetër fitore duke hedhur Edi Ramën aty ku sipas tij e meriton. Kreu i Opozitës dënoi me forcë dhunëne përdorur ndaj protestuesve.

"Miq, korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës. E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla. O lëngaraq. Po ku ka topa që më lëkundin mua. Ta tregoj mirë.",tha Berisha./Dosja.al

sali berisha protesta e opozites pd

Sondazh

Poll