Politike

Tre orë protestë/ Berisha: 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore...

Pas tre orëve protestë, Berisha iu drejtua qytetarëve duke i cilësuar si 'heronj të vërtetë'. 

28 Shkurt 2026, 21:49 Nga D.S

Tre orë protestë/ Berisha:  28 shkurti do të shkruhet, do të

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se 28 shkurti do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Pas tre orëve protestë, Berisha iu drejtua qytetarëve duke i cilësuar si 'heronj të vërtetë'. Sipas tij, ky marshim ishte marshimi i fitores. 

“Jeni heronj të vërtetë. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi juaj ishte marshi i fitores. Ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat miqve tanë në Europë dhe botë. I kallët tmerr dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha./Dosja.al

 

 

sali berisha protesat e opozites pd

Sondazh

Poll