Aktualitet

Plagosje në Lezhë/ Arrestohet i riu që goditi me thikë dy persona

Sipas informacioneve paraprake mësohet se, ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

28 Shkurt 2026, 17:31 Nga D.S
Plagosje në Lezhë/ Arrestohet i riu që goditi me thikë dy
Policia e Lezhës

LEZË- Një plagosje është shënuar në qytetin e Lezhës ku një i ri ka goditur me thikë dy persona. Sipas informacioneve paraprake mësohet se, ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është arrestuar nga autoritetet dhe është shoqëruar në komisariatin e Lezhës dhe po jep dëshminë në lidhje me ngjarjen. Uniformat blu bëjnë me dije se, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetin prerës me të cilën dyshohet se është kryer krimi./Dosja.al

 

 

lezhe plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll