Aktualitet

Aksident në ‘Shkozet-Plepa’, i riu përplas për vdekje 81 vjeçarin

Bëhet me dije se një 23-vjeçar ka përplasur me automjet një 81-vjeçari që lëvizte në këmbë, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

28 Shkurt 2026, 20:31 Nga E. D
Aksident në ‘Shkozet-Plepa’, i riu përplas për vdekje
foto ilustuese

SHKOZË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një 23-vjeçar ka përplasur me automjet një 81-vjeçari që lëvizte në këmbë, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Dosja.al

 

aksident ne shkoze

Sondazh

Poll