Politike

Rama e shkarkoi nga posti i Ministrit të Mbrojtjes/ E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn: Vengu, një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara

Mbrojtjes vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post.

27 Shkurt 2026, 14:46 Nga D.S

 

Rama e shkarkoi nga posti i Ministrit të Mbrojtjes/ E ngarkuara me
Pirro Vengu Nancy VanHorn

 

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë një vlerësim nga ambasada amerikane në Tiranë pas vendimit të papritur të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar për shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Mbrojtjes.

Gjatë ceremonisë në Zallherr, e ngarkuara me punë e ambasadës Nancy VanHorn e quajti Vengun një partner i ngushtë i ambasadës Amerikane. “Dua të them që jemi të lumtur që të kemi këtu ministrin që ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara” u shpreh VanHorn. Ky reagim nga e ngarkuara me punë, vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi Vengun nga ky post./Dosja.al

pirro vengu nanvy vanhorn

Sondazh

Poll