Politike

Një ditë pasi ndryshoi gjysmën e Ministrave, Rama mbledh qeverinë sot në Kryeministri

Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Rama ka bërë rrokadë në Ministri, duke shkarkuar 3 Ministra si dhe duke u ndryshuar vendet 4 të tjerëve. 

27 Shkurt 2026, 10:26 Nga I.A

Një ditë pasi ndryshoi gjysmën e Ministrave, Rama mbledh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhi mesditën e sotme qeverinë në mbledhjen e përjavshme. Kjo mbledhje ishte shtyrë prej 2 javësh, ndërkohë që sot pritet që të merren disa vendime. 

Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Rama ka bërë rrokadë në Ministri, duke shkarkuar 3 Ministra si dhe duke u ndryshuar vendet 4 të tjerëve. 

Ndryshimet në Qeveri:

Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll