Politike

Gjyqi i Komandatëve të UÇK në Hagë/ Prokurorja West: Thaçi dha udhëzime për të ndikuar te dëshmitarët

Sipas saj, Kilaj mori nga Thaçi në qendrën e paraburgimit “dëshmitë paraprake konfidenciale të dëshmitarëve me qëllim që të ndërhynte në dëshminë e tyre. Këto dokumente janë konfiskuar nga shtëpia e tij”.

27 Shkurt 2026, 12:07 Nga D.S
Gjyqi i Komandatëve të UÇK në Hagë/ Prokurorja West:
Hashim Thaçi

Prokurorja e specializuar West pretendoi se Thaçi dha udhëzime për të ndikuar te dëshmitarët dhe për të “ndërhyrë në drejtësi”.

“Vepër penale është nxjerra e informacioneve konfidenciale për dëshmitarët”, tha ajo.

Sipas saj, Kilaj mori nga Thaçi në qendrën e paraburgimit “dëshmitë paraprake konfidenciale të dëshmitarëve me qëllim që të ndërhynte në dëshminë e tyre. Këto dokumente janë konfiskuar nga shtëpia e tij”.

“Smakaj u bashkua në përpjekjen e Thaçit për dëshmitarët dhe mori një dokument prej 10 faqesh, që ishte në përputhje me udhëzimet që kishte dhënë Thaçi për dëshmitarët. Ky dokument u konfiskua në makinën e tij”, tha West.

Sa i përket Kuçit, që në kohën e aktakuzës ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, Wes tha se ai “ka dhënë në vazhdimësi sugjerimet e tij se çfarë duhet të thoshin dëshmitarët e shënjestruar në të mirë të Thaçit”.

Sipas saj, audio-incizimet tregojnë “besnikërinë ndaj Thaçit” të të akuzuarve të tjerë .

“Të gjithë të akuzuarit kanë pasur një synim të vetëm: pengimin e procedurës penale në përfitim të Thaçit”, tha ajo./REL

thaci hahsim thaci gjyqi ne hage uck

Sondazh

Poll