Politike

U shkarkua një ditë më parë nga detyra/ Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri

Gjatë dorëzimit të sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr, Vengu u shpreh se Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore.

27 Shkurt 2026, 13:56 Nga E.d
U shkarkua një ditë më parë nga detyra/ Pirro Vengu: Ishte
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se ka qënë një privilegj për të të udhëhiqte Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë dorëzimit të sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr, Vengu u shpreh se Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore.

Vengu bëri me dije se sot dorëzohet edhe sistemi JAVELIN. Ai tha se mbrojtja nuk është një luks, pasi shtetet serioze investojnë në kohën e duhur dhe jo kur është vonë. 

Pirro Vengu: Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qarëtësie strategjike.

Investimi në mbrojtje nuk merr duartrokitje në fillim por është i rëndësishëm. Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore. Mbrojtja nuk është një luks. Shtetet serioze investojnë në kohën e duhur dhe jo kur është vonë", tha Vengu. /Dosja.al

pirro vengu javelin shba

Sondazh

Poll