Aktualitet

VIDEO/ U ekstradua nga Dubai, momenti kur Durim Bami pritet nga forca të shumta policore në Rinas

Siç shihet edhe në pamje, 47-vjeçari zbret nga avioni e pas kryerjes së procedurave, niset drejt IEVP. Ai shoqërohet nga Forcat Operacionale, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.

26 Shkurt 2026, 21:53 Nga E. D
VIDEO/ U ekstradua nga Dubai, momenti kur Durim Bami pritet nga forca
Durim Bami

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti, kur Durim Bami ka mbërritur në Shqipëri pas ekstradimit nga Dubai. Në video shihet momenti kur ai është marrë nga Dubai e më pas pritet nga forca të shumta policore në aeroport.

Siç shihet edhe në pamje, 47-vjeçari zbret nga avioni e pas kryerjes së procedurave, niset drejt IEVP. Ai shoqërohet nga Forcat Operacionale, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.

Kush është Durim Bami? 

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.

Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri./Dosja.al

durim bami 

Sondazh

Poll