Politike

“Në prill nis prodhimi i dronëve dhe në maj ai i tektileve”/ Vengu: Është përmbyllur negociata për prodhimin e anijeve në Pashaliman

Ai tha se këtë muaj do të fillojnë rekrutimet për kadetët e shkollave.

25 Shkurt 2026, 11:19 Nga E.d
“Në prill nis prodhimi i dronëve dhe në maj ai i
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka deklaruar se në prill do të nis prodhimi i dronëve, ndërsa në maj do të nis edhe prodhimi i tekstileve. Gjatë një konference për mediat, Vengu u shpreh se është përmbyllur negociata për prodhimin e anijeve në Pashaliman. 

Ai tha se këtë muaj do të fillojnë rekrutimet për kadetët e shkollave. Ministri shtoi se në korrik do të nis edhe prodhimi i municioneve ushtarake. 

“Fillojmë këtë muaj rekrutimet për kadetët e shkollave. Do të përzgjidhen fillimisht 40 vetë do kalojnë një testim rigoroz dhe nga ata do të përzgjidhen 10. Kjo më jep mundësin që të them disa fjalë për rritjen e kapitalin njerëzor për industrinë ushtarake. Kemi 326 vende pune dhe kanë filluar rekrutimet. Nga këto 49 janë inxhinierë dhe 68 janë teknikë që synojmë ti marrim nga shkollat profesionale më të mira në vend. Kemi 40 ekspertë që të po i trajnojmë. Trajnimi i suksesshëm lidhet me prodhimin e mëtejshëm.

Në prill kemi prodhimin e dronëve, në maj kemi prodhimin e tekstileve. Synojmë që të kemi fillimisht prodhimin për policët. Në korrik është data që i kemi vendosur vetes për prodhimin e municioneve ushtarake. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është që të integrojmë kompanitë tona me ato ndërkombëtare. Në zinxhirin tonë ne kemi edhe përfshirjen e kompanive të mëdha. Në mënyrë që të kemi produkte të certifikuara dhe të marrim sa më shumë dije. Elementi i fundit, është përmbyllur negociata për findkatierit, për prodhimin e anijeve në Pashaliman, një vit e gjysmë që punojmë në këtë drejtim. Një arritje të Forcat Detare”, tha ministri Vengu./Dosja.al

pirro vengu konference dronë

Sondazh

Poll