Politike

Berisha: Mesazhi i demokratëve dhe i protestës është i qartë, problemi është Edi Rama

Po ashtu Berisha ka deklaruar se në thelb AKSHI dhe Rama janë faqja më e zezë në historinë e vendit. 

24 Shkurt 2026, 13:27 Nga I.A
Berisha: Mesazhi i demokratëve dhe i protestës është i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpjeguar para gazetarëve se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Edi Ramës. Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se mesazhi i demokratëve dhe i protestës është vetëm një, largimi i Ramës nga qeveria. 

Po ashtu Berisha ka deklaruar se në thelb AKSHI dhe Rama janë faqja më e zezë në historinë e vendit. 

'Demokratët nuk po flasin për Ballukun, po flasin vetëm për Edi Ramën. Mesazhi i demokratëve dhe protesta është i qartë, Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Rasti i Ballukut është problemi i raportit me drejtësinë, e cila po bllokohet, po u bllokua ky raport, bllokohet Kushtetuta. Pra, në thelb AKSHI dhe Rama janë faqja më e zezë në historinë e vendit. Ndaj dhe ne kemi këtë përcaktim, por ne sigurisht nuk pranojnë kurrën e kurrës, se ky është asgjësim i shtetit ligjor, kjo është tejkalimi i ligjeve dhe i Kushtetutës nga qeveria. Është grusht shteti. Është jashtë çdo lloji... por demokratët dhe qytetarët e kanë të qartë se kreu i organizatës kriminale është një dhe është Edi Rama,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll