Bota

19 Shkurt 2020, 16:32 Nga DOSJA

SHBA- Astrit Alex Daku vendosi të emigrojë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas Italisë në vitin 1998. Pas disa vitesh qëndrim në Itali ai vendosi të emigrojë në Amerikë, ku jetonin dhe disa familjarë të tij. Në Amerikë puna e parë e tij ka qenë pjatalarës dhe pas disa vitesh Astriti nisi biznesin e tij me restorantin e tij në Neë Jersey. Ai ka gatuar për shumë senatorë, politikanë, personazhe të njohur, si edhe për ish presidentin Bill Clinton. Rrugëtimi i tij drejt Amerikës ka qenë tepër i vështirë, me shumë probleme. Astriti kujton vitin 2007, ku për një gabim të avokatit të tij ka kaluar disa probleme me dokumentet.

Shqipërinë e viziton 1 herë në vit dhe dëshira e tij është të konkurrojë në “Hell‘s Kitchen Albania”, e ka provuar sezonin e dytë, por angazhimet në Amerikë nuk i’ia mundësuan pjesëmarrjen. Përsëri dëshiron të jetë pjesë në sezonet e ardhshme të “Hell ‘s Kitchen Albania”.

Përshëndetje, unë jam Astrit Daku, flas nga Neë Jersey në Amerikë. Unë isha në shkollën “Myslym Keta”në Tiranë dhe në vit të tretë dhe kisha dëshirë të shkoja jashtë, se gjithë familja ime nga ana e mamit ishin jashtë. Në pushimet verore në 97 u largova në Greqi për muaj. Pastaj u ktheva dhe mbarova shkollën e mesme dhe në 98 u nisa për në Itali me gomone, dy herë. Herën e parë na kapën dhe na kthyen dhe herën e dytë arritëm në destinacion. Përs i përket udhëtimit tim, u nisëm me gomone nga Vlora, isha 18 vjeç dhe kisha fobi ujin se atëhere nuk dija not. Jam futur në det dy herë dhe kemi kaluar në Itali”, tregoi Astrit Daku.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora amerikë astrit daku kuzhinieri astrit daku amerikë astrit daku kuzhinieri astrit daku

Sondazh

Poll