Bota

Momente të frikshme/ Shpëton mrekullisht skiatorja që u godit nga orteku i borës në Zvicër (VD)

19 Shkurt 2020, 13:57 Nga DOSJA
Momente të frikshme/ Shpëton mrekullisht skiatorja që u godit nga

ZVICËR– Mediat britanike kanë publikuar pamjet dramatike kur një grua britanike u shpëtua pasi u mbulua nga një ortek bore në Verbier, Zvicër ndërkohë që po bënte ski.

Një profesionist për skitë, Victor Liebenguth nga një fshat i Zvicrës u shpreh se gruaja po skijonte jashtë pistës më 30 janar kur u godit nga orteku.

Prandaj ai ka postuar pamjet në Instagramin e tij, për të paraprirë aksidente të tjera që mund të përfundojnë në tragjedi.

‘E enjtja e 30 janarit ishte një ditë e vështirë, gati një metër nën borë, rreziku i ortekut ishte aq i lartë.’ Shkroi ai krahas videos.

Viktori tregoi sesi arritën të shpëtonin gruan e cila rrezikonte jetën me ortekun që u shemb sipër saj duke e mbuluar të gjithën.

“Ndoshta 10 njerëz ishin duke bërë ski në të njëjtën kohë dhe asnjë masë paraprake nuk u ndërmor. Për fat të keq ishin dy vajza duke bërë ski dhe u goditën shumë keq nga një ortek. Ne ishim të parët aty dhe menjëherë filluam të bënim kërkimet e para. Në kohë rekord gjetëm të parën dhe të dytën, e cila ishte 70 metra më tutje, por fatmirësisht e shpëtuam gjithashtu. Ndërkohë që përpiqeshim të nxirrnim jashtë vajzat, njerëzit përreth fillonin të bënin ski në drejtime të ndryshme dhe ndodhi e pashmangshmja. Një ortek tjetër goditi zonën dhe një person i tretë ngeci në dëborë. Gjithsecili duhet të ketë pajisjet e duhura për të shkuar aty, duhet të informohet për konditat e vendit dhe më e rëndësishmja të trajnohet për male të tilla. Në mënyrë që të jetë i sigurt dhe të ketë njohuritë dhe reflekset e duhura për raste të tilla të paparashikueshme. Shpresoj që kjo të ndihmojë në motivimin dhe edukimin e njerëzve në të tilla raste”.”- tha Viktor.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota victor liebenguth victor liebenguth

Sondazh

Poll