Aktualitet

Solidaritet për Besnik Gegollin/ Familja lutet për ndihmë mjekësore

Besnik Gegolli, 55‑vjeç, ndodhet prej 5 muajsh i intubuar në spital, duke u përballur me komplikime serioze shëndetësore, trombozë në zemër, trombozë në mëlçi, epilepsi dhe goditje në kokë, gjendje të cilat kanë rënduar shumë shëndetin e tij.

22 Shkurt 2026, 22:37 Nga D.S

Solidaritet për Besnik Gegollin/ Familja lutet për ndihmë

Një apel prekës ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Irena Gegolli, për të gjithë shqiptarët dhe njerëzit me zemër të madhe. Besnik Gegolli, 55‑vjeç, ndodhet prej 5 muajsh i intubuar në spital, duke u përballur me komplikime serioze shëndetësore, trombozë në zemër, trombozë në mëlçi, epilepsi dhe goditje në kokë, gjendje të cilat kanë rënduar shumë shëndetin e tij.

Mesazhu i bashkëshortes për Piranjat.news: 

“Kam 5 muaj që e kam burrin në intubim, në spital… Kostot janë shumë të mëdha. Familja ime nuk mund t’i përballojë më ato. Kush mundet, me dorë në zemër, të më ndihmojë për burrin, ta shpëtojmë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem.”

Familja ka hapur edhe një faqe mbledhjeje fondesh në GoFundMe, ku djali i tij, Kosta Gegolli, shpjegon se babai i tyre ka qenë gjithmonë shtylla e familjes – një njeri punëtor dhe i përkushtuar. Sot ai është ai që ka nevojë për mbështetje urgjente./Piranjat.al

besnik gegollin familja lutet për ndihmë mjekësore

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2026, 22:21 D.S

I dashuruari i Shën Valentinit!

Në ditën e shenjtë të Shën Valentinit, askush nuk duhet të qajë… Por fati i keq nuk do t’ia dijë pë...