Aktualitet

Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar në polici/ 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim! Çfarë ndodhi gjatë tubimit

Për rreth katër orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit.

21 Shkurt 2026, 08:44 Nga E. D
Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar në polici/ 17 të
pamje nga protesta

TIRANË- Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Për rreth katër orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit. Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët kanë hedhur molotov drejt kryeministrsë, ku policia u përgjigj menjëherë me ujë me piper, duke shpërndarë protestuesit.

Pas kaosit të shkaktuar para kryeministrisë, tubimi u zhvendos drejt Parlamentit. Teksa Berisha dhe deputetët demokratë së bashku me protestuesit po ecnin për tek Kuvendi, Policia nuk e kurseu ujin me piper ndaj tyre. Gjithashtu policia hodhi gaz me shumicë pranë xhamisë së Namazgjasë, ku shumë besimtarë myslimanë po faleshin.

Si pasojë e gazit lotsjellës, besimtarët u larguan me vrap, ndërsa disa të tjerë u izoluan brenda xhamisë. Gjithashtu nga sulmet e policisë mbetën të lënduar deputetë të PD-së dhe disa qytetarë. 

Më pas, Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar tek spitali i Traumës për të vizituar protestuesin e plagosur. Pas dhunës së u shtruar nga policia e shtetit ndaj protestuesve, Berisha ka deklaruar se dy të rinj janë me kontuzion trunor./Dosja.al

protesta e opozitës

Sondazh

Poll