LIVE UPDATES

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/ Vritet me thikë Egli Pashollari, ish-gardisti që i ka shërbyer Emiljano Shullazit! Dy vëllezërit e sulmuan sapo doli nga makina (EMRAT+ PAMJET)

•Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë me thikë. • Ngjarja u shënua në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku ka pasur një konflikt dhe më pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve. • Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 31 vjeç. • Pashollari, sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 2 vëllezër, të cilëve, sipas dyshimeve, u ka ngacmuar motrën. • E pranishme në vendngjarje dhe pjesëmarrëse në sulm ishte dhe vetë kjo e fundit. • Gjatë përleshjes fizike, njëri prej vëllezërve, i identifikuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz. • Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës. • Gjithashtu bëhet me dije se Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit. • Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

8 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ Sherri nisi në një fast-food, shpallen në kërkim dy persona

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
Egli Pashollari

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit Egli Pashollari. Ai u godit me thikë në kurriz dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Bëhet me dije se sherri ka nisur një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, mes një grupi të rinjsh. 

Pasi doli nga fast-foodi, dy autorët i bënë pritë dhe njëri prej tyre e goditi 31-vjeçarin me thikë në shpinë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi zbardhen e plotë të saj. Në kuadër të kësaj ngjarje të rëndë, policia ka shpallur në kërkim dy persona. 

Egli Pashollari, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve. Sipas policisë, po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Ndërsa grupet hetimore vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Pellg gjaku dhe kufje të rëna përtokë/ FOTO nga rruga në Tiranë ku u vra me thikë 31-vjeçari

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Në foton e mësipërme shihen pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari. Në pamje shihet pellgu i gjakut dhe kufje që i përkisnin 31-vjeçarit ose tre sulmuesve të tij. Blutë njoftuan se autori i vrasjes është Gazmend Buçpapa. 

Egli Pashollariështë sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë, sapo ka dalë nga makina. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi zbardhen e plotë të saj.

Sipas policisë, po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Ndërsa grupet hetimore vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ Identifikohet autori i vrasjes me thikë së 31-vjeçarit 

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
Egli Pashollari

TIRANË- Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari. Sipas policisë, 31-vjeçari i vrarë me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Blutë bëjnë me dije se autori i vrasjes është Gazmend Buçpapa. 

Egli Pashollari është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë, sapo ka dalë nga makina.  Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi zbardhen e plotë të saj.

Sipas policisë, po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Ndërsa grupet hetimore vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja e Egli Pashollarit/ 31-vjeçari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë, u godit me thikë në kurriz! Ndërroi jetë rrugës për në spital

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
Egli Pashollari

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari.

Bëhet me dije se Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje.

Por ai nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë policia bën me dije se ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon, por po punohet intensivisht për kapjen e tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Sherri me thika në Tiranë/ Policia jep detaje: Identifikohen autorët, po punohet për kapjen e tyre

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
foto ilustuese

TIRANË- Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vrasjen e Egli Pashollari.  Blutë bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku 31-vjeçari është goditur me thikë, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Policia gjithashtu bën me dije se janë identifikuar autorët dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Policia i ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Sherri me thika në Tiranë/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes ku humbi jetën Egli Pashollari

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/

TIRANË- Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku himbi jetën Egli Pashollari janë publikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku ka pasur një konflikt dhe më pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve.

Konflikti paraprakisht mësohet se ka ndodhur për motive banale, brenda një lokali. Gjithashtu bëhet me dije se Pashollari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U qëllua me thikë/ Ky është i riu që humbi jetën, 31-vjeçari pjesë e grupit të Shullazit (FOTO)

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
Egli Pashollari

TIRANË- Personi në foto është Egli Pashollari, i cili humbi jetën, pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me thikë, pas një sherri të ndodhur brenda një lokali.

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/

Bëhet me dije se Pashollari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ Sherr i dhunshëm në Tiranë, humb jetën i riu, konflikti ndodhi brenda një lokali

Sherr i dhunshëm në rrugën 'Kongresi i Lushnjes'/
Vendi ku ndodhi vrasja

TIRANË- Një sherr i dhunshëm, i cili ka përfunduar në përdorimin e thikave ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kongresi i Lushnjës. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një i ri.

Viktima është Egli Pashollari, 31 vjeç. Konfikti mes viktimës dhe personave të tjerë ka nisur brenda ambienteve të një lokali. Dyshohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje./Dosja.al

egli pashollari

Sondazh

Poll