Aktualitet

Protestuesit i shpërtheu gazi lotsjellës në kokë/ I riu transportohet me urgjencë nga QSUT te Trauma! Si paraqitet gjendja e tij

Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se është i shqetësuar për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. 

20 Shkurt 2026, 21:52 Nga E.d
Protestuesit i shpërtheu gazi lotsjellës në kokë/ I riu
Foto ilustruse

TIRANË- Një qytetari i ka shpërthyer gazi lotsjellës të hedhur nga policia në kokë. Këtë lajm e ka dhënë deputeti Luçiano Boçi, i cili lajmëroi se i riu u transportua te Trauma. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se është i shqetësuar për gjendjen e një të riut që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. 

Boçi u shpreh se ai kishte gjakderdhje nga hundët dhe humbje të shikimit.

“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai./Dosja.al

 

luçiano boçi trauma tirana

Sondazh

Poll