Politike

Berisha: Sot ne jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërtetë! Do të shpëtojmë Shqipërinë

Gjatë fajlës së tij, Berisha u shpreh se opozita është përballur me një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor, por ia doli ta shembë atë.

20 Shkurt 2026, 19:50 Nga E.d
Berisha: Sot ne jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërtetë! Do
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të shpëtojë Shqipërinë. Gjatë fajlës së tij, Berisha u shpreh se opozita është përballur me një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor, por ia doli ta shembë atë.

Sipas tij, sytë e Europës, sytë e mbarë botës, sytë e shqiptarëve, mendjet dhe zemrat e tyre janë të drejtuara tek opozita.

Sali Berisha: Miq, në vitin 1991, pak muaj pas themelimit dhe me të drejtë, të gjithë ata që na shikonin, shtronin pyetjen kur shihnin shtatoren e diktatorit, a janë në opozitë këta apo nuk janë në opozitë? Por një ditë ne u faktuam shqiptarëve dhe botës se ishim opozitë, dhe ishim opozita më e guximshme e Europës.

Dhe ishim opozita që u përballëm në një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor dhe e shembëm atë. Sot, përsëri, sytë e Europës, sytë e mbarë botës, sytë e shqiptarëve, mendjet, zemrat e tyre janë të drejtuara tek ne, tek ne dhe vetëm tek ne.

Por në qoftë se 35 vite më parë me të drejtë pyesnin, a janë apo nuk janë në opozitë këta, sot pas betejave tona, pasi u ngritëm si Feniksi nga hiri, nuk pyet kush më jemi apo nuk jemi, jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërteta. Do shpëtojmë Shqipërinë./Dosja.al

sali berisha protesta opozita

Sondazh

Poll