Politike

"Dënojmë çdo inkurajim akti dhune nga opozita"/ Molotovët drejt Kryeministrisë, reagon ministrja e Brendshme: Të rinjtë që përfshihen s’janë heronj e trima, por të keqpërdorur

Ajo u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

20 Shkurt 2026, 19:47 Nga E.d
"Dënojmë çdo inkurajim akti dhune nga opozita"/
Foto ilustruse

TIRANA- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës. Në reagimin e saj, thuhet se dënon çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.

Ajo u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës t’u bëjnë apel simpatizantëve dhe të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

Koçiu shkruan se dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në rrjetet sociale:

Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve. Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit./Dosja.al

albana koçiu protesta opozita

Sondazh

Poll