Politike

Berisha: Vjedhja e qytetarëve do shpallet krim i rëndë! Nuk do ketë vrimë miu për Ramën dhe për askënd tjetër

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Rama është armik i egër i qenies së shqiptarëve.

20 Shkurt 2026, 19:46 Nga E.d
Berisha: Vjedhja e qytetarëve do shpallet krim i rëndë! Nuk do
Foto ilustruse

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se vjedhja e qytetarëve do shpallet krim i rëndë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Rama është armik i egër i qenies së shqiptarëve. Sipas tij, Rama përdor falangat e krimit, organizatat kriminale dhe përdor kartelet e drogës, për të  kontrolluar vullnetin e qytetarëve. 

Sali Berisha: Edi Rama, ky armik i egër i qenies së shqiptarëve, njëlloj si babai i tij shpirtëror, ka vendosur mbi shqiptarët censurën, mashtrimin, mashtrimin dhe censurën.
Me mediat e tij të ushqyera si shushunjëza nga paratë e qytetarëve që vjedh në prokurime publike dhe pasuri publike, qytetarët dëgjojnë nga mënëgjhesi gjer në darkë mashtrime dhe vetëm mashtrime. Glorifikimin e të keqes, të krimit, të vjedhjes.

Demonizimin e opozitës, censurimin e opozitës. Dhe përsëri në një rreth vicioz, mashtrimi kthehet në votë dhe vota në mashtrim. Por ja ku jemi sot këtu më shumë se kurrë për t’u zotuar se ne do rikthejmë mediat e lira në Shipëri, do rikthejmë zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe se Shqipëria do të jetë një vend normal, një vend i bekuar siç e ka bërë Zoti, vendi i njerëzve të lirë.

Miq, në qoftë se Enver Hoxha përdori kundër shqiptarëve policinë xhelate të Sigurimit të Shtetit, policinë politike, Edi Rama përdor falangat e krimit, përdor organizatat kriminale, përdor kartelet e drogës, përdor ergysët e administratës. Për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve, për t’i vjedhur, plaçkitur ata, për t’i poshtëruar ata, për t’i vrarë, për t’i grabitur, përdor krimin për të qeverisur Shqipërinë.

Por ne jemi sot këtu për t’u zotuar se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.
Dhe në qofte se në vitin 2005 ne rendëm pas Aldo Bareve dhe të tjerëve, Aldo Baret sot janë Edi Rama, Lubi Balluku, ministrat e tij, kurse kartelet e drogës, Elvis Doçi, Suel Çela janë thjesht ushtarët e tyre. Ta dinë mirë se edhe prapa diellit po të shkojnë, ne do t’i gjejmë ata, ne do t’i ndëshkojmë ata me forcën e ligjit.

Miqtë e mi, Shqipëria e lirë, Shqipëria e qytetarëve të lirë do të shpallë vjedhjen e qytetarëve krim të rëndë. Do ndëshkojë dy herë më shumë qeveritarët që arratisen. Miq, drejtorë dhe të tjerë braktisin Shqipërinë me shpresën se do mund të shpëtojnë. As ju, as Lubia, as Edi Rama, vrimë miu nuk do gjeni./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll