Sport

Leicester apelon pas penalizimit me -6 pikë!

“Dhelprat” shkelën rregullat financiare gjatë periudhës së sezonin 2023/24.

20 Shkurt 2026, 20:00 Nga DOSJA

Leicester apelon pas penalizimit me -6 pikë!

ANGLI - Leicester City, nga niveli i dytë i futbollit anglez, paraqiti një ankesë të enjten kundër dënimit me minus gjashtë pikë që mori për shkelje të rregullave financiare në periudhën e sezonit 2023/24.

Sipas rregullave financiare, klubet e Premier League nuk mund të humbasin më shumë se 105 milionë £ (afërsisht 120 milionë €) në tre vjet, por kjo shumë zvogëlohet me 22 milionë £ (afërsisht 25 milionë €) për çdo sezon që një klub shpenzon jashtë divizionit të parë.

Në llogaritjet përfundimtare, duke marrë parasysh zbritjet që aplikohen, klubi tejkaloi shumat e lejuara nga rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR) me pak më shumë se 20 milionë euro, gjë që çoi në një gjobë prej gjashtë pikësh, të aplikuar këtë sezon.

Leicester, kampionë në sezonin 2015/16, ranë në Championship, liga e dytë, në sezonin 2022/23, por u ngjitën përsëri sezonin pasardhës, vetëm për të rënë edhe një herë në fund të sezonit 2024/25.

Me këtë penalizim, Leicesteri aktualisht renditet në vendin e 22-të në divizionin e dytë, në zonën e rënies nga kategoria, me 32 pikë, dy pikë pas ekipit të parë në zonën e sigurisë, që është West Bromwich.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll