Sport

Carlo Ancelotti synon edhe një tjetër Kupë Bote: "Mendoj se do ta zgjas kontratën time me Brazilin edhe për katër vite të tjera"

Trajneri italian do të donte ta çonte Seleçãon edhe drejt Kupës së Botës 2030

20 Shkurt 2026, 18:30 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti synon edhe një tjetër Kupë Bote: "Mendoj se

BRAZIL - Carlo Ancelotti ka shprehur gatishmërinë për ta zgjatur kontratën e tij me ekipin kombëtar të futbollit të Brazilit edhe për katër vjet të tjera, duke mbetur në krye të Seleçaos deri në Kupën e Botës 2030. 

"Mendoj se do të rinovoj me Brazilin edhe për katër vjet të tjera. Kam një punë të re që më pëlqen shumë", tha ai në një intervistë me programin Universo Valdano, të drejtuar nga ish-lojtari argjentinas Jorge Valdano në kanalin Movistar.

Kontrata aktuale e Carlo Ancelottit është e vlefshme deri në fund të Kupës së Botës 2026, ku Brazili do të luajë në Grupin C së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë.

Që kur mori drejtimin e Seleçãos në maj 2025, Ancelotti (trajneri më i paguar në historinë e Konfederatës Braziliane të Futbollit) e ka udhëhequr Brazilin në tetë ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, me katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll