Sport

Gianni Infantino shkakton polemika për kapelen e tij, të lidhur me Donald Trump!

Kreu i FIFA-s mori pjesë në 'Këshillin e Paqes', duke ketë shkelur detyrimin e neutralitetit.

20 Shkurt 2026, 16:30 Nga DOSJA
Gianni Infantino shkakton polemika për kapelen e tij, të lidhur me
Infantino mban një kapelë amerikane që ia ka dhuruar Trump, duke shkaktuar polemika

SHBA - Marrëdhënia e ngushtë e Gianni Infantinos me Donald Trump është sërish në qendër të vëmendjes.

Kreu i FIFA-s mori pjesë në takimin e parë të 'Këshillit të Paqes' të krijuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara në Uashington këtë të enjte, dhe imazhet e zyrtarit të buzëqeshur që mbante një kapelë të kuqe me mbishkrimin "USA" në pjesën e përparme dhe "45-47" të qëndisur anash - një referencë për dy mandatet e Trump - po krijojnë polemika dhe shumë kritika.

Kjo për shkak se ky moment mund të jetë një shkelje e Kodit të Etikës së FIFA-s, i cili kërkon që zyrtarët të detyruar nga kodi të qëndrojnë politikisht neutralë.

Kjo nuk është hera e parë që Infantino është kritikuar për lidhjen e tij me Trump, dhe në dhjetor, organizata jofitimprurëse për të drejtat e njeriut, FairSquare ngriti një ankesë duke pretenduar se Infantino kishte shkelur këto detyrime të neutralitetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll