Sport

Ukraina: "Ne nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paralimpike"

Kjo në shenjë proteste ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik për të lejuar atletët rusë të garojnë nën flamurin e tyre kombëtar, njoftoi Komiteti Kombëtar Paraolimpik i Ukrainës

20 Shkurt 2026, 18:00 Nga DOSJA

Ukraina: "Ne nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e

ITALI - Atletët paraolimpikë ukrainas nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike në shenjë proteste ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik për të lejuar atletët rusë të garojnë nën flamurin e tyre kombëtar, njoftoi Komiteti Kombëtar Paraolimpik i Ukrainës.

"Ekipi paraolimpik ukrainas dhe Komiteti Kombëtar Paraolimpik i Ukrainës bojkotojnë ceremoninë e hapjes së Lojërave të XIV Paraolimpike Dimërore dhe kërkojnë që flamuri ukrainas të mos përdoret në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike 2026!" deklaroi komiteti në një deklaratë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll