Sport

Aksidentohet me makinë Rey Manaj, për fat gjendja e sulmuesit të Kombëtares - e mirë!

Rey Manaj ngjall shqetësime. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është përfshirë në një aksident rrugor.

20 Shkurt 2026, 13:30 Nga DOSJA

Aksidentohet me makinë Rey Manaj, për fat gjendja e sulmuesit të

TURQI - Sipas asaj që theksohet në mediat turke kjo ngjarje ndodhi teksa futbollisti ishte duke u kthyer në shtëpi nga rruga Bagdat për në Sivas.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Manajt është stabël dhe se nuk kishte lëndime serioze dhe se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkaq klubi i Sivassporit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen dhe pritet që në orët në vijim te ketë më shumë informacion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll