Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplasi një person që po lëvizte me biçikletë

Burimet paraprake bëjnë me dije se makina ka goditur biçiklistin në lëvizje.

20 Shkurt 2026, 10:54 Nga D.S
Aksident në Vlorë/  Automjeti përplasi një person që po
Foto nga vendngjarja

VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë. Burimet paraprake bëjnë me dije se makina ka goditur biçiklistin në lëvizje.

Ndërkohë i plagosuri mësohet se është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Vlorës, aty ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Poashtu shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

 

 

Sondazh

Poll