Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë në disa zona të qytetit të Gjirokastër

Emergjencat civile bëjnë me dije se në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër ka prezencë të inerteve.

20 Shkurt 2026, 10:47 Nga D.S
Moti i keq/ Rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë
Gjirokaster

GJIROKASTËR- Moti i keq gjatë orëve të para të ditës së sotme në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit të automjeteve. Emergjencat civile bëjnë me dije se në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër ka prezencë të inerteve.

Mesohet se në Bashkinë Memaliaj, fshati Xhafaj, Njësia Administrative Buz është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave.  Po ashtu raportohet edhe për ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e  erës së fortë duke lënë pa energji elektrike fshatrat në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull dhe një pjesë të qytetit të Tepelenës./Dosja.al

gjirokaster moti i keq

Sondazh

Poll