Politike

'Agaçi ia ka mbathur'/ Berisha: Protesta do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Në një prenoncim për mediat, Berisha komentoi reagimin e policisë së shtetit lidhur me masat mbrojtëse gjatë tubimit, duke i cilësuar si 'narkopolicia''.

20 Shkurt 2026, 13:02 Nga D.S

 

'Agaçi ia ka mbathur'/ Berisha: Protesta do jetë
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, protesta e sotme para kryeministrisë do të jetë paqësore.

Në një prenoncim për mediat, Berisha komentoi reagimin e policisë së shtetit lidhur me masat mbrojtëse gjatë tubimit, duke i cilësuar si 'narkopolicia''. Sipas tij, opozita do të vazhdojë me tubime dhe protesta gjer në fitore të plotë.

"Komenti im është ky, narkopolicia të kryejë detyrat sepse zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë. Çfarë mendoni, se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë më thotë ka tre ditë nuk vjen në shtëpi, nuk them se është arratisur, por komshia shpreh shqetësim, ku është, thotë. Po, po, absolutisht. Pra, ky është preokupimi. Sidoqoftë, i bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SKAP, pa përjashtim, se largimi, absolutisht kudo që të shkojnë, do i gjejmë. Por është një akt shumë, shumë i turpshëm. Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorët që nuk ua di emrat. Ka një fugë masive nga administrata. Për sa i përket asaj që thonë ata, rendin, protesta është paqësore. Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.
E keni dëgjuar në takime, më thonë pse thua paqësore. E them se e kemi platformë atë, e kam bindje, ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë, siç ka të tipit Proda dhe Sokol Bizhga. Nuk ka në gjirin e saj kriminelë si ata, trafikantë, vrasës, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre që nuk ka asnjë impresion.Opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë dhe këta minj që po ikin, do kapen kudo që të jenë. Ua them unë. Se të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe momentin kur merr vesh se është lëshuar urdhërarresti, ia mbath dhe ikën, absolutisht së pari korrupsioni do shpallet krimi i rëndë. Së dyti, largimi do të shpallet një krim që dyfishon dënimin, në mos trefishon dënimin. Çka do të thotë se do kalben në fyt.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha spak protesta paqesore

Sondazh

Poll