Politike

Projektligji mbi trashëgiminë kulturore/ Zhupa fton PS: Vendosni një herë në jetën tuaj për Shqipërinë dhe harrojeni partinë dhe urdhrin politik

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet si biznes.

19 Shkurt 2026, 20:17 Nga E.d
Projektligji mbi trashëgiminë kulturore/ Zhupa fton PS: Vendosni
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i ka kërkuar mazhorancës, të votojë pr/ligji mbi trashëgiminë kulturore. Ligj i cili synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht vetëm nga shteti.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet si biznes. Deputetja tha se në çdo rast të jetë shteti shqiptar garant i asaj që i transmetohet brezave të ardhshëm.

Ina Zhupa: Kushtetututa nuk zbatohet me raste, apo part time. Në disa raste kur kemi interesa klienteliste ia japim një lobuesi dhe në raste të tjera respektojmë Kushtetutën. Ky ligj vendos një standard që asnjë qeveri apo ministër apo interes klientelist të mos e përdorë trashëgiminë kulturore si mall tregtar.   Edhe nga llogjika ekonomike nuk i takon privatit për të qenë aksioner maxhoritar në fondacione të krijuara për trashëgiminë kulturore. Ky ndryshim i mbyll rrugën keqmenaxhimit. Me ligjin që e keni lënë ju qëllimisht evaziv, për herë të paraë keni krijuar një absurd. Administrimi i pasurisë kombëtare bëhet nga një entitet i së drejtës private. Administrimi i pasurisë kombëtare subjekt i së drejtës publike kalon tek një entitet privat.

Unë e kuptoj që është e rëndë të gjithë kostoja që ka korrupsioni i ministrive, edhe i secilës nga ministrisë më vete. Por me një menaxhim të mirë, sado e vështirë të jetë, mund të rikuperohet çdo kosto ekonomike ndaj shqiptarëve, mund të arrihet një bum ekonomik për Shqipërinë nën qeverisjen e Partisë Demokratike. 

Por në trashëgiminë kulturore, nëse ju i bëni këto dëme që planifikoni që t'i bëni, nuk zhbëhen më. Nëse ju keqinterpretoni gjetjet, nuk zhbëhen më. Nëse ju nuk bëni plan të duhur konservimi dhe restaurimi, nuk zhbëhet më.

Nëse ju prishni peizazhin natyror dhe e keni bërë sot.  Butrintin, parkun kombëtar të Butrintit i keni hequr pjesë për t'i bërë komplekse vilash, ato pikat e vogla te Mirela Kumbaros, që në fakt është kumbarja edhe e kësaj marrëveshje, nuk zhbëhen më. Në qoftë se e dëmton trashëgiminë kulturore, nuk e zhbën dot më. Dhe ndaj ky është dëmi më i madh që mund t'i bëni Shqipërisë, fëmijëve tanë.

Të nderuar kolegë, shikoj që ata që kanë qëndruar çatojnë me njëri-tjetrin dhe janë të painteresuar për trashëgiminë, e shumica tjetër nuk është fare. E kuptoj që për ju trashëgimnia dhe Shqipëria janë të fundit të halleve, sepse hall më të rëndësishëm keni si të merrni ndonjë llokë të Shqipërisë.

Për ta mbyllur fjalën time, dua t'i them që ky propozim ligjor ka vetëm tre nene. Ka vetëm tre nene dhe kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak. T'i japi të gjithë mundësinë trashëgimisë kulturore që të përfitojë nga privati. T'i japi të gjithë mundësinë trashëgimisë kulturore që të marri të gjitha fondet nga privati, por gjithmonë, në çdo rast, pa asnjë përjashtim, të jetë shteti shqiptar garant për trashëgiminë e vet kulturore. Në çdo rast të jetë shteti shqiptar garant për historinë e Shqipërisë. Në çdo rast të jetë shteti shqiptar garant i asaj që i transmetohet brezave të ardhshëm. Sot vendosni të paktën një herë në jetën tuaj për Shqipërinë dhe harrojeni partinë dhe urdhrin politik./Dosja.al

ps pd ina zhupa

Sondazh

Poll