Politike

VIDEO/ Pas mbledhjes së Bordit të Paqes, Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin në Uashington

 Pas mbledhjes, Trump është parë duke  biseduar veçmas me Ramën dhe Osmanin në Uashingtonin.

19 Shkurt 2026, 18:10 Nga E.d
VIDEO/ Pas mbledhjes së Bordit të Paqes, Trump bisedon veçmas
Donald Trump, Edi Rama, Vjosa Osmani

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka biseduar veçmas pas mbledhjes së Bordit të Paqes me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Washington. Trump, Rama dhe Osmani shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit, por ende nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kanë biseduar.

Më herët gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama iu drejtua Presidentit Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Ramës, kjo çështje duhet të gjejë një rrugëzgjidhje përpara se të jetë vonë dhe për këtë kërkoi ndihmën e Trump./Dosja.al

 

donald trump edi rama vjosa osmani

Sondazh

Poll