Politike

"Kam ndaluar luftëra për dy ditë, konflikte që zgjasnin prej mbi 30 vitesh"/ Trump: Ka edhe nga ata liderë që bëjnë naze! Disa nga ata s’duam t’i kemi këtu, se janë për telashe

Trump tha se ky bord nuk ka të krahasuar, ndërsa shtoi se kupa e botës e cila do zhvillohet në SHBA i ka shitur pothuajse të gjitha biletat.

19 Shkurt 2026, 15:55 Nga E.d
"Kam ndaluar luftëra për dy ditë, konflikte që
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump tha se ka ndaluar luftëra për dy ditë dhe konflikte që zgjasnin prej mbi 30 vitesh. Gjatë fjalës së tij para lidërve pjesëmarrës, Trump u shpreh se ka edhe nga ata liderë që bëjnë naze. Trump tha se ky bord nuk ka të krahasuar, ndërsa shtoi se kupa e botës e cila do zhvillohet në SHBA i ka shitur pothuajse të gjitha biletat.

Trump kujtoj konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, për të cilin tha se arriti që t'i bashkonte dy presidentët e vendeve bashkë dhe nënshkruanin paqen.

“Nuk ka qenë ndonjë tjetër Bord më afër. Këtu bëjnë pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, ka edhe nga ata që bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi në Bord, sepse janë telash. Kam parë borde më parë dhe nuk është asgjë krahasuar me bordin tonë. Kupa e Botës që do zhvillohet në SHBA i ka shitur pothuajse të gjitha biletat. Një pjesë janë shitur të gjitha dhe urime FIFA-s dhe UEFA-s. Falenderoj drejtuesit e shteteve që kanë bërë udhëtime të gjata.

Kjo ndërtesë u bë për takime të gjata dhe Marko (Rubio) i vendosi emrin tim, betohem që s’kam lidhje fare me të. Mbasi ngrita kokën lartë pashë emrin tim Donald Trump dhe askush nuk e beson por nuk kam lidhje fare me të. E vendosën ata dhe kjo na bën të punojmë më shumë. Është ndërtesë e re e ndërtuar për paqen, askush nuk e dinte arkitekturën, është shumë e bukur.

I dashuri Marko tha sa ndërtesë e bukur dhe e mori në pronësi. Kishte shumë që e donin pronësinë e ndërtesës, por e morët ju të DASH-it. Kemi punuar shumë mirë me bordin e paqes për Gazën, me njerëz të rëndësishëm dhe të respektuar, vende të ndryshme janë treguar shumë gjenerozë me paratë gjithashtu. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa paqja. Kur shkon në luftë të kushton qindra herë më shumë se të bësh paqen.

Ju keni luftuar për më shumë se 30 vjet dhe erdhët në zyrën time, më thatë se keni luftuar për 32 vjet, e në detyrë kam qenë për 5 vjet dhe çështja u zgjidh për dy ditë. Nuk ka qenë e lehtë, pra konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë (i fton presidentët e 2 vendeve të ngrihen në këmbë). Ishin ulur në pika të ndryshme të kësaj salle dhe u thashë që të ulen akoma më afër dhe ata u afruan, u përqafuan, nënshkruan, dhe nuk do ta harroj këtë, miqësia u forcua dhe jemi krenar për këtë”, vijoi kreu i Zyrës Ovale./Dosja.al

shba donald trump bordi i paqes

Sondazh

Poll