Politike

Qendra Spitalore ‘Shefqet Ndroqi’ pjesë e 12 spitaleve me Autonomi Menaxheriale në Shqipëri/ Rama: Përmirësohet aksesi dhe cilësia e kujdesit spitalor

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se, kjo është pjesë e reformës që rrit efikasitetin e burimeve.

19 Shkurt 2026, 09:36 Nga D.S
Qendra Spitalore ‘Shefqet Ndroqi’ pjesë e 12 spitaleve me
Qendra Spitalore ‘Shefqet Ndroqi’

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Qendra Spitalore "Shefqet Ndroqi" është pjesë e 12 spitaleve me Autonomi Menaxheriale në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se, kjo është pjesë e reformës që rrit efikasitetin e burimeve. Ndër të tjera, Kreu i qeverisë thekson se, përmirëson aksesin e qytetarëve, dhe cilësinë e kujdesit spitalor.

“Mirëmëngjes dhe me Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, që çon sot në 12 numrin e spitaleve shqiptare me statusin e Autonomisë Menaxheriale, pjesë e reformës që rrit efikasitetin e burimeve, përmirëson aksesin e qytetarëve, paketat e trajtimit, performancën financiare dhe cilësinë e kujdesit spitalor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale./Dosja.al

edi rama qendra spitalore ‘shefqet ndroqi’ pjesë e 12 spitaleve me autonomi menaxheriale në shqipëri

Sondazh

Poll