Art&Argëtim

Brit Awards 2020/ Njihuni me triumfuesit e kësaj ceremonie, lista e plotë e fituesve

19 Shkurt 2020, 07:59 Nga DOSJA
Brit Awards 2020/ Njihuni me triumfuesit e kësaj ceremonie, lista e

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards 2020”, që u zhvillua në O2 Arena në Londër. Të pranishëm ishin artistë të shumtë nga bota e muzikës, të cilët rrëmbyen çmime të rëndësishme.

Nën drejtimin e komedianit britanik, Jack Whitehall, në skenë mbërritën artistë të mirënjohur si Harry Styles, që ndër të tjera përcolli një mesazh dhimbjeje për vdekjen tragjike të Caroline Flack, Billie Eilish që rrëmbeu çmimin si artistja më e mirë femër ndërkombëtarisht dhe Lizzo që përcolli një pamje unike me veshjen me printe të veçanta.

Këtu është lista e plotë e fituesve dhe e të nominuarve nga Brit Awards 2020.

Albumi më i mirë: Dave – Psychodrama (FITUESI), Stormzy – Heavy Is The Head, Michael Kiwanuka – Kiwanuka, Lewis Capaldi – Divinely Uninspired To A Hellish Extent, Harry Styles – Fine Line.

Femra më e mirë britanike: Mabel (FITUESI), Freya Ridings, FKA Twigs, Charli XCX, Mahalia.

Mashkulil më i mirë britanik: Stormzy (FITUESI), Harry Styles, Lewis Capaldi, Dave, Michael Kiwanuka.

Grupi më i mirë britanik: Foals (FITUESI), Bring Me The Horizon, D-Block Europe, Bastille, Coldplay.

Artisti më i mirë i ri: Lewis Capaldi (FITUESI), Dave, Mabel, Sam Fender, Aitch.

Kënga më e mirë: Lewis Capaldi – Someone You Loved (FITUESI), Ed Sheeran & Justin Bieber – I Don’t Care, Mabel – Don’t Call Me Up, Calvin Harris ft Rag ‘N’ Bone Man – Giant, Dave ft Burna Boy – Location, Mark Ronson ft Miley Cyrus – Nothing Breaks Like A Heart, AJ Tracey – Ladbroke Grove, Tom Walker – Just You And I, Sam Smith ft Normani – Dancing With A Stranger, Stormzy – Vossi Bop.

Femra ndërkombëtare: Billie Eilish (FITUESE), Ariana Grande, Camila Cabello, Lana Del Rey, Lizzo. 

Mashkull ndërkombëtar: Tyler (FITUES), The Creator, Bruce Springsteen, Burna Boy, Dermot Kennedy, Post Malone.

Çmimi për yllin në rritje: Celeste (FITUES), Joy Crookes, Beabadoobee.

Britanikët janë kritikuar për mungesë diversiteti këtë vit, me vetëm katër gra të nominuara në të katër kategoritë e hapura si për artistë meshkuj ashtu edhe për femra.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture artistet me te mire brit awards 2020 britani ndarja e çmimeve artistet me te mire brit awards 2020 britani ndarja e çmimeve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2020, 18:26

TIRANË– Moderatorja Roza Lati, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka folur edhe për ish-të dashurin e saj, Arber Tresku, me të cilin kishte më shumë se...