Aktualitet

EMRI/ Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim

Sipas njoftimit zyrtat të policisë, i arrestuari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, rreth 90 bimë narkotike.

18 Shkurt 2026, 09:45 Nga D.S
EMRI/ Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, arrestohet
Shkoder

SHKODËR- Gjovalin Guri është emri i 44-vjeçarit të arrestuar nga Policia e Shkodrës, i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtat të policisë, i arrestuari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, rreth 90 bimë narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se, bimët janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021. Gjithashtu mësohet se, gjatë kontrollit në çantën e Gurit, u gjet një thikë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

“Shkodër/ Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. G., 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
”, njoftoi sot policia./Dosja.al

shkoder gjovalin guri arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike

Sondazh

Poll