Aktualitet

Gjyqtari Gerd Hoxha kalon filtrin e KLGJ-së, vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

17 Shkurt 2026, 22:38 Nga E.d
Gjyqtari Gerd Hoxha kalon filtrin e KLGJ-së, vazhdon garën si kandidat
Gerd Hoxha

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe ka lejuar të vazhdojë garën për në Gjykatën Antikorrupsion të gjyqtarit Gerd Hoxha.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i dha të drejtë gjyqtarit Hoxha. Kjo duke u bazuar në urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar garën si kandidat në GJKKO.

Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

"Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 449, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatin z. Gerd Hoxha",- njofton KLGJ./Dosja.al

gerd hoxha  gjkko klgj

Sondazh

Poll